Sistemi i Integruar i Manaxhimit te Mbetjeve.
Bashkimi Evropian po financon Asistencen Teknike per Manaxhimin e Integruar te Mbetjeve ne Bashki te Përzgjdhura.
Objektivi i Pergjithshem i asistences ështe të mbeshtese Mininstrinë e Mjedisit per politika mjedisore sipas standarteve te BE.
Ndersa ne terma konkrete ka per qellim te mbeshtese Bashkite Kukese dhe Gjirokaster,/Rajonet respektive ne keto dy bashki per hartimin e planeve lokale te manaxhimit te mbetjeve.
Ky projekt zbatohet nga EPTISA, dhe mbeshtetet nga aktore lokal dhe shoqeri civile.
Ne funksion te komponeteve te ketij projekti, dje ne Kukes u zhvillua takimi i pare me kryetaret e bashkive Kukes, Diber, Tropoje, Has, Mirdite, dhe Fushe Arrez.
Ne takim drejtuesit e bashkive diskutuan mbi menyrat e bashkepunimit nderbashkiak, rajonalizimin dhe ceshtje te tjera problematike ne fushen e mjedisit dhe mbi gjetjen e rrugeve per bashkepunim.