Qeveria Zvicerane, jep mbështetjen financiare dhe teknike për 5 bashki në Veri

5 Janar, 20170

 

Qeveria Zvicerane, përmes Programit Për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (DLDP), jep mbështetjen financiare dhe teknike për 5 bashki në Veri të Shqipërisë, për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. Pas Malësisë së Madhe, Tropojës dhe Matit, DLDP do të hartojë plane të përgjithshme vendore, PPV edhe për Klosin dhe Vaun e Dejës.

Në takimin koordinues para disa ditësh që programi realizoi në Reç të Malësisë së Madhe, ku morën pjesë Ministrja e Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni, Ambasadori Zviceran Christopher Graf, si dhe drejtues të 13 bashkive në Veri dhe Veriperëndim të vendit, Bashkia Vau Dejes dhe Bashkia Mat, firmosën marveshjet përkatëse.

27 tetor 2016

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *