Takim i perbashkët me Kryetaret e Bashkive dhe Keshillave te Qarqeve_Identifikimi i Objektivave, si udhërrëfyes për hartimin e Planit Rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Zonën Verilindore,dhe rajonalizimi i sherbimit te manaxhimit te mbetjeve.

14 Dhjetor, 20170

Takim i perbashkët me Kryetaret e Bashkive dhe Keshillave te Qarqeve_Identifikimi i Objektivave, si udhërrëfyes për hartimin e Planit Rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Zonën Verilindore,dhe rajonalizimi i sherbimit te manaxhimit te mbetjeve.

Nëntë Bashkive te Rajonit Verilindor të Shqipërisë, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Bulqizë, Klos, Mat, Mirditë dhe Fushë Arrëz, dhe te dy Keshillave te Qarqeve, do të punojmë së bashku per hartimin e Planit Rajonal për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane, i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga konsulenti #Eptisa, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së mbetjeve të ngurta urbane.

Nente bashkite e rajonit tonë të shprehim dakordësimin dhe angazhimin tonë zyrtar për zbatimin e këtij plani, ne perputhje me politikat kombëtare dhe parimet nderkombetare për të arritur objektivat dhe treguesit rajonalë.

Vizioni bashkive është të garantojnë menaxhimin e integruar dhe të qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta urbane në te gjithe zonen verilindore, qe mundeson:
• minimizimin e ndikimit negativ në mjedis, mbiburimet natyrore dhe shëndetin e banorëve;
• minimizimin e impaktit social dhe ekonomik dhe maksimizimin e mundesive ekonomike dhe te investimeve.
• përputhshmërinë me kuadrin ligjor dhe institucional të vendit;

Objektivat strategjikë te bashkive tona janë:
• Realizimi i përputhshmërisë ligjore dhe forcimi i kuadrit institucional, duke krijuar skema rajonalemenaxhimi, efektive dhe te përshtatshme, krahasrritjes së kapaciteteve teknike të personelit tëbashkive;
• Ngritja e sistemit te integruar të menaxhimit tembetjeve mbi bazën e zbatimit të hierarkisë sëmbetjeve për parandalimin reduktimin, rikuperimin dhe depozitimin final mbi bazën e teknikave më të mira të disponueshme;
• Financimi i qëndrueshëm i menaxhimit të integruartë mbetjeve dhe mbulimi i kostove mbi bazën e parimit “ndotësi paguan” dhe parimit “tëpërballueshmërisë”.
• Ndërgjegjësimin e popullatës për menaxhimin e integruar të mbetjeve bashkiake, nepermjetzbatimit te nje plani te perbashket dhe qendresrajonale te komunikimit.
Arritja e këtyre objektivave do të bëjnë të mundur që Rajoni Verilindor i Shqipërisë të zhvillojë një kulturë të re lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe të krijojë njësituatë të qëndrueshme dhe të favorshme për turizmin, ekonominë dhe mirëqenien e banoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *