BASHKIA KËLCYRË

Qarku:
Gjirokastër


Qendër bashkie:
Qyteti i Këlcyrës


Sipërfaqja:
304.65 Km katrorë


Popullsia:
12468 banorë


Kryetar bashkie:
Klement Ndoni


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
15


Njësitë administrative:
Këlcyrë, Ballaban, Sukë, Dishnicë


Faqja zyrtare e internetit:
-


PROFILI I BASHKISË

Këlcyra kufizohet në veri me bashkinë Poliçan, në lindje me Bashkinë Skrapar, në jug me bashkinë Përmet dhe Libohovë dhe në perëndim me Bashkinë Tepelenë dhe Memaliaj. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Këlcyrës. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 6.113 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 12.468 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 304.65 km2, me një densitet prej 40.92 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 48 fshatra. Këlcyra është një qytezë e shtrirë mes maleve Trebeshinë dhe Nemerckë, e cila përshkohet nga ujërat e kthjellëta të Vjosës. Zona ka peizazhe mahnitëse dhe vende historike ofron pak sa i përket strukturës arkitekturore. Të ardhurat ekonomike vijnë nga aktivitete të vogla tregtare dhe shërbimi, por edhe nga bujqësia dhe blegtoria e pakët. Këlcyra është dalluar gjithmonë për cilësinë e lartë të frutave dhe rrushit dhe është njohur si qendër për kultivimin e rakisë dhe verës.