BASHKIA FIER
Qarku:Fier
Qendër bashkie:Qyteti i Fierit
Sipërfaqja:619.9 Km katrorë
Popullsia:196324 banorë
Kryetar bashkie:Armando Subashi
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:41
Njësitë administrative:Fier, Cakran, Mbrostar Ura, Libofshë, Qendër, Dërmenas, Topojë, Levan, Frakull, Portëz
Faqja zyrtare e internetit:http://bashkiafier.gov.al/sq-al/Pages/default.aspx
PROFILI I BASHKISË
Bashkia e re Fier kufizohet në veri me bashkinë Divjakë, në lindje me bashkitë Patos dhe Roskovec, ndërsa në jug me bashkinë Vlorë. Ajo shtrihet në Ultësirën Perëndimore, mes lumenjve Seman dhe Vlorë. Pjesa dërrmuese e bashkisë së re shtrihet në zonë fushore të ulët ndërsa komunat Cakran dhe Frakull kanë territor kodrinor. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Fierit. Sipas Censusit të vitit 2011 në territorin e bashkisë së re banojnë 120.655 banorë ndërsa në regjistrin civil rezultojnë 196.324 banorë. Sipërfaqja e bashkisë së re është 619.9 km2 me densitet popullsie 316.70 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga dhjetë njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 85 fshatra. Bashkia e re e Fierit përfshin zonat bujqësore më të rëndësishme të vendit, si dhe një pjesë të konsiderueshme të industrisë që lidhet me përpunimin e naftës. Më shumë se 55 për qind e popullsisë së bashkisë së re jetojnë në zonat rurale, gjë që tregon rëndësinë e sektorit të bujqësisë në jetën ekonomike të bashkisë së re. Prodhimi bujqësor i kësaj zone është i shumëllojshëm nga drithi te zarzavatet, bostanoret, blegtoria dhe nënproduktet e saj. Bashkia ka një vijë bregdetare të konsiderueshme që shtrihet nga grykëderdhja e lumit Vjosë deri në grykëderdhjen e lumit Seman në kufijtë e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta.Gjithashtu pjesë e saj është dhe parku arkeologjik i Apollonisë, krahas objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore.