BASHKIA POLIÇAN

Qarku:
Berat


Qendër bashkie:
Qyteti i Poliçanit


Sipërfaqja:
272.02 Km katrorë


Popullsia:
18341 banorë


Kryetar bashkie:
Adriatik Zotkaj


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
15


Njësitë administrative:
Poliçan, Tërpan, Vërtop


Faqja zyrtare e internetit:
-


PROFILI I BASHKISË

Poliçani kufizohet në veri dhe në perëndim me bashkinë Berat, në lindje me bashkinë Skrapar, ndërsa në jug dhe jug-lindje me bashkinë Memaliaj. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Poliçanit. Sipas Censusit të vitit 2011 numëron 10,953 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 18,341 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 272.02 km2 me një densitet prej 67.42 banorë/km2 . Kjo bashki përbëhet nga 3 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 26 fshatra. Bashkia e re e Poliçanit përbëhet nga qyteza ish-industriale e Poliçanit dhe dy komuna. Nga këto, komuna Tërpan, e cila shtrihet në një terren të thyer malor. Qyteti i Poliçanit ka qenë një qendër e rëndësishme e industrisë ushtarake dhe e industrisë së materialeve të ndërtimit për shkak të burimeve të mëdha të gurit. Industria e nxjerrjes së gurit dekorativ është në ditët e sotme një resurs i konsiderueshëm ekonomik për zonën. Poliçani ka në territorin e saj një pjesë të konsiderueshme të parkut kombëtar të Tomorit. Për rrjedhojë, turizmi malor mund të kthehet në një element të rëndësishëm të bashkisë së re. Të ardhurat në zonat rurale vijnë kryesisht nga kultivimi i ullirit dhe rrushit, por edhe drurëve të tjerë frutorë si gështenjat, arrat dhe fiqtë.