BASHKIA LIBOHOVË

Qarku:
Gjirokastër


Qendër bashkie:
Qyteti i Libohovës


Sipërfaqja:
248.24 Km katrorë


Popullsia:
7158 banorë


Kryetar bashkie:
Leonard Hide


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
15


Njësitë administrative:
Libohovë, Qëndër Libohovë, Zagorie


Faqja zyrtare e internetit:
-


PROFILI I BASHKISË

Libohova kufizohet në veri me bashkinë Këlcyrë, në lindje me Bashkinë Përmet, në jug me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë Gjirokastër. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Libohovës. Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 3.667 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 7.158 banorë. Libohova shtrihet në një sipërfaqe prej 248.24 km2 me një densitet prej 28.83 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 3 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 17 fshatra. Zona që përfshihet në bashkinë e re është e pasur me monumente arkeologjike, historike, monumente kulti dhe natyrore, me vlera unike në llojin e vet, të vizitueshme në çdo kohë dhe të njohura ndërkombëtarisht. Kjo zonë është në proces gjenerimi dhe ofron mundësi punësimi, përqendrimi, investimi, turizmi, duke premtuar përmirësim të jetës së banorëve. Libohova mban rekord në Shqipëri për shumëllojshmërinë e bimëve medicinale. Pozicioni gjeografik e bën Libohovën një qendër potenciale, duke u bashkuar me zonat e tjera përreth si komunën Qendër- Libohovë apo komunën Zagorie. Ajo mund të ofrojë një shërbim më të mirë si qendër bashkie, duke shfrytëzuar potencialet hidrike, bujqësore, blegtorale dhe turistike të të gjithë zonës.