BASHKIA LIBRAZHD

Qarku:
Elbasan


Qendër bashkie:
Qyteti i Librazhdit


Sipërfaqja:
739.36 Km katrorë


Popullsia:
44181 banorë


Kryetar bashkie:
Mariglen Disha


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
21


Njësitë administrative:
Librazhd, Qendër Librazhd, Hotolisht, Lunik, Stëblevë, Polis, Orenjë


Faqja zyrtare e internetit:
-


PROFILI I BASHKISË

Librazhdi kufizohet në veri me bashkinë Bulqizë, në lindje me Republikën e Maqedonisë, në jug me bashkinë Përrenjas dhe në perëndim me bashkitë Elbasan dhe Tiranë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Librazhdit. Sipas Censusit të vitit 2011, Librazhdi ka një popullsi prej 31,892 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 44,181 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 793.36 km2 dhe densiteti i popullsisë është 55.68 banorë/km2.. Kjo bashki përbëhet nga 7 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 52 fshatra. Bashkia e re e Librazhdit shtrihet në lindje të Shqipërisë, në një zonë me bimësi të pasur, hapësira të gjera pyjore dhe burime të shumta hidrike. Librazhdi u shpall qytet në vitin 1958 si një qendër e industrisë ushqimore dhe e shfrytëzimit të pyjeve. Parku kombëtar Shebenik- Jabllanicë përbën një ndër pasuritë e rralla natyrore dhe me biodiversitet të larmishëm të bashkisë së Librazhdit. Përveç këtij parku, treva numëron edhe 26 monumente të tjera natyrore, të listuara si të kategorisë së parë. Paralelisht me resurset natyrore, zona e Librazhdit shquhet për folklorin e pasur, kostumet popullore të veçanta dhe zanatin e ndërtimit të shtëpive. Kjo zonë ka kultivuar gjithashtu mjeshtërinë e përpunimit të gurit dhe të drurit. Ekonomia e bashkisë së Librazhdit është e ndarë mes shërbimeve në qytet dhe bujqësisë e blegtorisë në zonat rurale.