BASHKIA HIMARË
Qarku:Vlorë
Qendër bashkie:Qyteti i Himarës
Sipërfaqja:571.94 Km katrorë
Popullsia:27049 banorë
Kryetar bashkie:
Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:21
Njësitë administrative:Himarë, Lukovë, Horë – Vranisht
Faqja zyrtare e internetit:http://himara.gov.al/
PROFILI I BASHKISË
Bashkia e re e Himarë kufizohet në veri me bashkitë Vlorë dhe Selenicë, në lindje me bashkitë Tepelenë, Gjirokastër dhe Delvinë, në jug me bashkinë Sarandë dhe në lindje me detin Jon. Kryeqendra e Bashkisë është Himara. Sipas Censusit të vitit 2011 Himara ka 7,818 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 27,049 banorë. Me sipërfaqe prej 571.94 km2, densiteti i popullsisë është 47 banorë/ km2. Himara dhe Horë-Vranishti i përkasin rrethit Vlorë ndërsa Lukova i përket rrethit Sarandë. Të trija njësitë janë pjesë e Qarkut Sarandë. Bashkia e re do të ketë nën administrim një qytet dhe 24 fshatra. Himara është një bashki që shtrihet përgjatë të gjithë bregut të Jonit si dhe në malet e Labërisë në pjesën e ish-komunës Horë-Vranisht. Ajo është një bashki e pasur me burime ekonomike me përqendrim te turizmi, peshkimi, blegtoria e ullishtet, të gjitha produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar. Bashkia e re ndahet në dy territore shumë të ndryshme: zona bregdetare si dhe zona e ish-komunës Horë-Vranisht, një zonë e thyer malore. Bashkia e Himarës përveç burimeve të mëdha të turizmit detar disponon resurse të mëdha edhe në turizmin kulturor apo të natyrës.