BASHKIA SHKODËR

Qarku:
Shkodër


Qendër bashkie:
Qyteti i Shkodrës


Sipërfaqja:
872.71 Km katrorë


Popullsia:
200.889 banorë


Kryetar bashkie:
Voltana Ademi


Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak:
51


Njësitë administrative:
Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shosh, Velipojë


Faqja zyrtare e internetit:
http://www.bashkiashkoder.gov.al/


PROFILI I BASHKISË

Shkodra kufizohet në veri me Bashkinë e Malësisë së Madhe, në perëndim me Malin e Zi, në lindje me Bashkinë Tropojë, në jug me Bashkinë Vau i Dejës dhe një pjesë e saj me Bashkinë Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Shkodrës. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e Shkodrës ka një popullsi prej 135,612 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 200,889 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 872.71 km2, me një densitet prej 230.18 banorë/km2 Bashkia e re e Shkodrës kanë përbërjen e saj 11 njësi administrative. Ajo ka nën administrimin e saj një qytet dhe 93 fshatra. Pozita gjeografike e bashkisë së Shkodrës dhe kushtet klimaterike i japin asaj avantazhe në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Brenda një hapësire prej 100 km, rajoni paraqet kushte optimale natyrore për turizëm bregdetar dhe liqenor, turizëm malor, turizëm kulturor si dhe agro-turizmi.